Kombëtare

Gjobitet me 100 euro dhe një pikë negative vozitësi i cili bëri kundërvajtje dhe rrezikoi pjesëmarrësit e tjerë në trafik

Policia e Kosovës pas sigurimit të informacioneve të bëra publike në një portal me dt.15.04.2021, ku vërehet vozitësi i një kamionete të tipit Volkswagen duke kaluar përmes hapësirës gjelbëruese nga një drejtim i rrugës në drejtimin tjetër, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme drejt identifikimit të kundërvajtësit dhe shqiptimit të gjobës sipas dispozitave ligjore.

Sipas një njoftimi për media, vozitësi i cili ishte duke drejtuar mjetin e tij në një rrugë të Prishtinës, duke dashur t’i shmanget pritjes në kolonë, ndërmerr veprim pa u siguruar se i rrezikon apo i pengon pjesëmarrësit e tjerë në trafik, i cili siç thuhet në njoftim është gjobitur me shumë prej 100 euro dhe një pikë negative.