Kosova

Gjobiten disa qytetarë në Ferizaj për parking të parregullt në trotuar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka bërë të ditur se ka arritur që të identifikojë personat, të cilët me automjetet e tyre të udhëtarëve, sipas policisë shkaktuan kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt në trotuar, në një rrugë të qytetit të Ferizajt. Kjo informatë,  me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën e policisë.

Policia, i ftoi qytetarët në stacionin policor të Ferizajt dhe ata në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara dhe për këtë morën gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast,  që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet nga policia në Ferizaj.