Kuriozitet

Ky truk do t’ju ndihmojë ta fusni lehtë perin në gjilpërë

Qepja daton që nga kohërat antike. Secili prej nesh me siguri ka pa pasur probleme shumë herë me futjen e perit në gjilpërë

Keni provuar mënyra të ndryshme, por pa sukses ose me sukses pas shumë përpjekjeve.

Me gjithë të kaluarën e lashtë, edhe sot e kësaj dite shumica e njerëzve heqin të zitë e ullirit me futjen e perit në vrimën e gjilpërës, transmeton Telegrafi.

Në xhirimin në vijim në Vimeo mund të shikoni se si një përdoruese me lehtësi e kalon perin në gjilpërë.

Me atë rast asaj nuk i nevojitet kurrfarë vegle, ngjitës, llak për thonj apo diç të ngjashme.

Pra, duhet vetëm të “fërkoni” perin në vrimë të gjilpërës, por shikoni si e bën ajo këtë dhe çdo gjë do ta keni të qartë: