Zgjedhjet 2021

Gjinovci: Valon Syla e ka mobilizuar diasporën

Aktivisti Rron Gjinovci thotë se diaspora është mobilizuar për zgjedhjet e 14 shkurtit. Meritë ai i jep edhe Valon Sylës për shkak të shkrimeve të tij për mërgatën.

“Kjo javë u shoqërua me të ashtuquajtura programe ose shpalosje e të ashtuquajturave programe të partive politike”, tha Gjinovci në Pressing.

“Ka filluar votimi nga diaspora. Kanë nis me i dërguar zarfet’, shtoi ai.

“Besoj që në mobilizim të shumtë të diasporës ka kontribuar shumë Valoni me debatin që e pat nisur para disa kohe ku edhe e pat pësuar fizikisht paksa”, thotë Gjinovci në Pressing.


Syla ishte rrahur në Prishtinë për shkak të shkrimeve të tij për diasporën.