Zgjedhjet 2021

Gjinovci: Luani në rrugë e haubat e veturave me Albin Kurtin nuk janë budallaki

Analisti politik, Rron Gjinovci, ka konsideruar se veprimet e përkrahësve të Vetëvendosjes, sikurse fotografia e kryetarit të këtij subjekti e vendosur në veturën, duhet të interpretohet më ndryshe.

Gjinovci, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka thënë se ndonëse po shihen si, siç thotë ai, “budallaki”, ato tregojnë përkrahje të madhe.

“Ju i keni parë edhe këto që na i konsiderojmë budallakina që janë luani në rrugë, haubat e kerrin me Albin etj etj. Këto kallëzojnë që ekziston një dalldi e madhe tek njerëzit dhe kjo kallëzon se nuk është situatë e zakonshme që na jemi mësu me pa”, ka deklaruar ai.

“E di sa vështirë u kanë për VV’në me dalë me bo fushatë zgjedhore. Tash kjo mu po më doket për ta që është sikur me hangër pallaqinka. Po dalin po ecin dhe njerëzit po mblidhen rreth tyre”, ka thënë tutje Gjinovci.