Kosova

Gjini tallet me konferencën e Haki Abazit, çuditet me qëndrimet e kundërta të Thaçit e Kurtit

Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, komunës që tashmë është prekur nga dy raste me koronavirus është përfshirë në debatin për shpalljen ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.

Gjini me anë të një postimi në Facebook ka shprehur çudinë e tij me qëndrimet e kundërta të presidentit dhe kryeministrit për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë.

Ai ka gjetur pak kohë edhe të tallet me konferencën e jashtëzakonshme të zëvendëskryeministrit, Haki Abazi ku i njëjti shpalosi qëndrimet e shefit të tij, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, mirëpo që herë pas here ndërhynte edhe zëdhënësi i qeverisë.

“Ndërsa këshilltari i thotë Zëvendëskryeministrit ‘skajohu pak se nuk po spjegon si duhet”.

Postimi i plotë:

Çka spo shihka njeri!
Presidenti kërkon gjendje të jashtzakonshme, kushedi ku i ka shkuar mendja.
Qeveria refuzon, kushedi kah po i shkon mendja.

Ndërsa këshilltari i thotë Zëvendëskryeministrit ‘skajohu pak se nuk po spjegon si duhet’.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.