Kosova

Gjini: Kurti fajtor për prishjen e koalicionit

Kryetari i Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, tha për Rubikon të KTV-së se shkaktar për prishjen e koalicionit qeverisës është Lëvizja Vetëvendosje.

“Arsyet të cilat i ka dhënë Kurti për shkarkimin e Veliut nuk janë aspak serioze, aq më tepër kur ai shkarkon një nga figurat kryesore të koalicionit. Kurti për të disatën herë e ka treguar se nuk është i gatshëm për të qenë partner i koalicionit me LDK”, tha Gjini.

Tutje Gjini tha se ai megjithatë nuk do të dëshironte që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë kohë.

“Është e mundshme të ketë qeveri të re, është e mundshme të shkohet në zgjedhje, unë do të kisha pas dëshirë të mos shkohet në zgjedhje në këtë situatë emergjente për shkak të koronavirusit por janë çështje që pritet të shihen”, tha Gjini.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.