Kosova

Gjilani në bashkëpunim me Jetimat e Ballkanit shpërndajnë 2 mijë kilogram mish për familjet skamnore

Komuna e Gjilanit, me mbështetje të shoqatës bamirëse Jetimat e Ballkanit, ka shpërndar 2 mijë kilogram mish për 210 familje me gjendje të rëndë sociale.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili, e ka falënderuar shoqatën e sipërpërmendur për donacionin e madh, duke ndikuar direkt në zbutjen e gjendjes së rëndë sociale për familjet skamnore.

Në kuadër të këtij donacioni kanë përfituar edhe 75 familje të përzgjedhura nga shoqatat e dala nga lufta.

Xhemaili ka njoftuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë t’i mbështesin njerëzit në nevojë, sikurse edhe familjet me gjendje të rëndë të banimit social, njofton komuna, transmeton Kosova.info.