Kosova

Gjilan: Transportoi ilegalisht injeksione kundër trashjes së gjakut, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 19:00 në fshatin Bresalc në Gjilan është arrestuar një person pasi i njëjti ishte duke transportuar në mënyrë ilegale barna kundër trashjes së gjakut.

Në këtë rast dyshohet se është përfshirë edhe një person tjetër, derisa malli është konfiskuar.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti është ndaluar me automjetin e tij me të cilin ishte duke transportuar në mënyrë ilegale barna ineksione kundër trashjes së gjakut dyshohet nga Maqedonia e veriut. Në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një mashkull tjeter. Malli është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.