Kosova

Gjilan: Theret me thikë një i mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të mitur janë përleshur mes veti në Gjilan

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit e ka therur me thikë tjetrin duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

“Gjilan 24.02.2021 – 11:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë njëri i mitur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar fizikisht. Njëri i dyshuar e godet me thikë të dyshuarin tjetër (të miturin) duke i shkaktuar lëndime trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.