Kronika e zezë

Gjilan/ Tenton ta dhunojë bashkëshorten, ushtron dhunë ndaj viktimës mashkull, nën pranga i dyshuari

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është regjistruar një rast “tentim dhunimi dhe dhune familjare”, i cili ka ndodhur në Gjilan – raporton Kosova.info

Rasti ka ndodhur dje pasdite.

Këto janë detajet e raportit:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në shtëpinë e tij kishte tentuar ta dhunojë bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e rastit bashkëshortja e të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor.”

Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Kosova.info/