Kombëtare

Gjilan: Të armatosur e të maskuar vjedhin në një lokal

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të dielën në Gjilan, bën të ditur Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në Gjilan, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur viktimës para të gatshme dhe tre telefona celularë.

Viktima ka bërë të ditur se pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Policia në raportin 24 orësh ka theksuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe se po vazhdojnë hetimet.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483