Gjilan, shpërndahen 303 pako ushqimore për familjet në nevojë

Organizata Joqeveritare “Islamic Relief”, ka shpërndarë 303 pako ushqimore për fëmijët jetimë, përfitues të skemës sociale, si dhe kategori të tjera në nevojë të komunës së Gjilanit.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, Doruntina Hasani, ndër të tjerash shprehu mirënjohje për kontributin e çmuar të organizatës dhe aktivistëve të saj, për zbutjen e varfërisë dhe ndihmesën e vazhdueshme që ofron për qytetarët e Gjilanit.

“Mbesim në dispozicionin e organizatës, me të gjitha kapacitetet tona, për bashkëpunimet e radhës”, u shpreh Hasani.

Koordinatori i “Islamic Relief”, Dardan Veseli, tha që punët e mira nuk bëhen vetëm. Ai ka falënderuar administratën e Gjilanit dhe njerëzit vullnetmirë që ndihmojnë për njerëzit me asistencë.

Go to TOP