Kosova

Gjilan: Serbja tenton të bëjë pagesë me para të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i falsifikimit të parasë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjilan, shkruan kosova.info.

Ankuesja femër K/Shqiptare, arkëtare në qendrën tregtare, ka raportuar se e dyshuara serbe shtetase e  Serbisë kishte tentuar të bëjë një pagesë me një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Njësitë relevante të policisë për procedura tjera e kanë konfiskuar monedhën në fjalë. Për rastin është njoftuar prokurori lënda e të cilit do të hetohet në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.