Kombëtare

Gjilan/ Raportohet për një vdekje të dyshimtë

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës,  nga spitali rajonal i Gjilanit është raportuar një vdekje e dyshimtë – shkruan Kosova.info

Në raport thuhet se bëhet fjalë për një viktimë mashkull kosovar, i cili për shkak të gjendjes së rëndë është “transferuar në QKUK” më datën 27. 05. 2020.

“Nga QKUK-ja jemi informuar se viktima e lartcekur kishte ndërruar jetë. Meurdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” – thuhet ndër të tjera në raport/Kosova.info/