Kombëtare

Gjilan: 80 për qind e të infektuarve me COVID-19 po shërohen në shtëpi

80 për qind e të infektuarve me COVID-19 nga komuna e Gjilanit po shërohen në shtëpi.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari Arbër Ismajli.

Ismajli tha se vetëm 20 për qind e tyre janë të hospitalizuar.

Sipas tij gjendja me pandeminë në këtë komunë është nën kontroll.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Është faktike që nëse krahasohet numri i rasteve aktive me COVID19 që kemi deri më tani, janë diku rreth 80% e të prekurve në shtëpi dhe vetëm 20% janë në hospitalizim. Ky rezultat flet qartë që gjendja ende është nën kontrollë dhe ka mundësi të mëdha menaxhimi, pa vendosje të masave strikte shtesë.

Ndërkohë, konsiderojë që qytetarët tanë janë të kujdesshëm në përcaktimin e asaj që u rekomandohet për çdo ditë. Poashtu, duhet të jemi bashkë dhe të përmbahemi edhe më tutje në përcaktimin e rrugës së përbashkët për ta mundur virusin, duke mos ia rrezikuar mirëqenien qytetarëve dhe bizneseve tona.

Situata menaxhuese e pandemisë i ka të metat dhe përparësitë e saja, mirëpo, qëllimi dhe synimi i vetëm i saj është të jetë rezultati sa më i mirë, në favor të shëndetit dhe mirëqenies qytetare, pa i cënuar asnjërën! Vetëm të bashkuar, ia dalim!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483