ROZË

Gjigant, Nijo dhe Sugar MMFK sjellin këngën e re “Gass”

Tre rap-artistët e rinj të skenës, Gjigant, Nijo dhe Sugar MMFK kanë mbledhur forcat për një bashkëpunim.

“Gass” titullohet kënga e tyre e re, me të cilën treshja po tentojnë fuqishëm që të futen në estradë.

Kënga është punuar në muzikë dhe tekst nga vet tre rap-artistët, duke shkruar secili pjesën e vet.

“Gass” është vizualizuar edhe me një klip interesant, në të cilin Gjiganti, Nijo dhe Suggar MMFk vijnë me një performancë mjaft interesante.

Ana vizuale i është besuar regjisorit Drayson Gashi. 

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.