Rajoni

Gjashtë të vdekur dhe 183 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se gjashtë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 183 raste të reja, ndërsa të shëruar janë 1,731 persona.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 90,654 raste, kurse i të shëruarve në 78,154 persona.

Nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 2,785, si dhe aktive janë 9,715 raste.