Bota

Gjermania “po sulmohet” keq nga koronavirusi

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 39 të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,875, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 7.595 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 380.762. Një ditë më parë u shënuan 6.868 raste.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.