SHËNDETËSIA

Gjermania në prag të një epidemie

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani ka thënë se vendi është në fillim të një epidemie.

“Zinxhirët e infeksionit janë pjesërisht, jo më shumë të gjurmueshëm dhe kjo është një gjë e re,”tha Jens Spahn në një konferencë shtypi sipas Reuters. – Jemi në fillim të një epidemie koronavirusi. Prandaj u takova përfaqësues të shoqatave shëndetësore dhe bisedova lidhur me virusin ndër të tjera. Të gjithë do të ndihmojnë në informimin e publikut edhe më mirë.” 

Ka 21 raste të konfirmuara me virus në Gjermani.