Kosova

Gjermania me vendim të ri për ata që u ka kaluar afati i vizës Shengen

Kushdo që është në Gjermani me një vizë të skaduar të Shengenit, nuk duhet të ketë frikë nga ndonjë ndëshkim për momentin.

Kështu së paku raportojnë mediat gjermane, sipas të cilave ka qenë ministri i Brendshëm Federal, Horst Seehofer (CSU), që lëshoi një urdhëresë përkatëse të enjten

Urdhëresa, siç thuhet më tej, është e vlefshme nga kjo e premte deri në 30 qershor.

Sipas Ministrisë së Brendshme, rregullorja po i përgjigjet situatës speciale të të huajve, të cilët, për shkak të kufizimeve të gjera në udhëtimet ndërkombëtare si rezultat i pandemisë së coronavirusit, nuk kanë mundësi përkohësisht të largohen nga Gjermania dhe të kthehen në vendet e tyre të lindjes.

Ministria e Brendshme dëshiron të vendosë në një datë të mëvonshme nëse kjo rregullore mund të zgjatet përtej fundit të qershorit, duke marrë parasysh situatën me COVID-19.