Bota

Gjermani/ Ky është numri i viktimave nga koronavirusi?

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar dy të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,063, shkruan “The Guardian”, transmeton Kosova.info.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 248 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 198,804.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483