Kosova

Gjenerali i dënuar për krime lufte në Kosovë në ballë të paradës në Serbi për Ditën e Europës

Qyteti i dytë më i madh i Serbisë, Nishi, dje e ka shënuar Ditën e Fitores mbi Fashizmin, e njohur edhe si Dita e Europës, me parakalimin e “Regjimentit të Pavdekshëm”, të cilit i ka prirë një gjeneral i dënuar për krime lufte në Kosovës.

Gjenerali, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës dhe i Armatës së Tretë, Vlladimir Llazareviq, ishte dënuar nga Tribunali i Hagës me 14 vjet burgim për krime lufte mbi shqiptarët, transmeton Koha.net raportimin e “Danasit” të Beogradit.

Ai ishte liruar në dhjetor të vitit 2015, pas 10 vjetësh vuajtjeje të dënimit.