Kosova

“Gjendja në kufirin Serbi – Kosovë, nën kontroll”

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar dje se në Zonën Tokësore të Sigurisë, në kufirin Serbi- Kosovë, gjendja është e qetë dhe se është tërësisht nën kontrollin e Ushtrisë së Serbisë, thotë kumtesa nga kjo Ministri.

“Të gjitha njësitë po i përmbushin të gjitha detyrat e veta, janë të gatshme të zbatojnë të gjitha urdhrat dhe të mbrojnë mënyrën tonë të jetesës, paqen dhe sigurinë e banorëve të Serbisë” , citon FoNet të ketë thënë Vulin gjatë rivistës që u bëri pjesëtarëve Batalionit 37 të mekanizuar të Brigadës së Tretë në Kurshumli si dhe ushtarëve në bazën “Veliki trn” në Zonën e Sigurisë Tokësore afërt kufirit me Kosovën .

Komandanti i Batalionit 37 të mekanizuar 37, nënkoloneli Grujica Vukoviq ka theksuar se në “Veliki trn” pjesëtarët e kësaj njësie janë krejtësisht të aftë, të trajnuar, të motivuar dhe të gatshëm për kryerjen e të gjitha detyrave që ua jep komanda.

Në vizitë në Kurshumli, afër kufirit me Kosovën, me Vulinin ka qenë edhe shefi i Shtabi të Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë, gjeneralkoloneli Milan Mojsiloviq./koha

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//ashoupsu.com/4/3473483