SHËNDETËSIA

Gjendja me koronavirus në Spitalin e Pejës, ja sa punëtor të infektuar?

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka shkuar në 37 numri i pacientëve të hospitalizuar me Covid-19.

Nga ky spital kanë bërë të ditur se 23 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi dhe tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ndërkaq tetë punëtorë të këtij spitali janë të infektuar me Covid-19.

Lexoni njoftimin e plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta

27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,397

analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.

141 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 93 Rëntgena, 28 EHO dhe 21 CT-ja.

Aktualisht po trajtohen 37 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 23 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 8 të infektuar me Covid-19.