Kosova

Haradinaj-D’Addario: Gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim pune komandantin e KFOR-it, gjeneral major Lorenzo D’Addario.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj së bashku me gjeneral major Lorenzo D’Addario vlerësuan se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm.

Kryeministri Haradinaj po ashtu theksoi se institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës janë partnerë të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet. /Kosova.info/