Kosova

Gjendja e sigurisë në Komunën e Podujevës stabile

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Podujevës, i kryesuar nga kryetari i Komunës, Agim Veliu, ka mbajtur mbledhjen e parë pas konstituimit ë përbërjes së re, në të cilën ka shqyrtuar raportin e Policisë se Kosovës dhe KFOR-it për gjendjen e sigurisë në Komunë, ka miratuar propozimin e Planit të punës të KKSB-së për vitin 2018 dhe ka debatuar për masat parandaluese kundër zjarrit gjatë sezonit të verës.

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, kapiteni Bekim Bislimi, raportoi për gjendjen e sigurisë në komunën e Podujevës.

Kapiteni Bisimi tha se gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile. Ai tha se rastet kriminale të raportuara në polici kanë shënuar rënie, krahasuar me gjshtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Kapiteni Bislimi gjithashtu tha se ka rënie edhe të rasteve të aksidenteve në komunikacion si dhe rënie të incidenteve nëpër shkolla.

Edhe përfaqësuesi i KFOR-it, kapiteni Robert Rotaczi, gjendjen e sigurisë e vlerësoi të qetë dhe stabile. Ai e vlerësoi të shkëlqyeshëm bashkëpunimin me Komunën dhe institucionete  tjera.

 

Kryetari Veliu tha se gëzon fakti që kemi gjendje të mirë të sigurisë dhe se ka rënie të aktiviteteve kriminale.

“Pavarësisht faktit se kemi një gjendje me të mirë të sigurisë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, mbetet obligim i yni të angazhohemi bashkërisht të krijojmë një ambient edhe më të qetë dhe më të sigurtë për qytetarët tanë”, tha krytari Veliu.

Ndërsa, lidhur me masat parandaluese kundër zjarrit në KKSB raportuan drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi.

Sipas informatës së prezantuar në pesë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rënie të numrit të zjarreve. Gjatë kësaj periudhe nga zjarret janë dëmtuar 21 hektarë me pyje dhe 15 hektarë fusha.

Në takim u tha se shqetësuese mbetet fakti se shumica e zjarreve shkaktohen nga faktori njeri dhe nga zjarrvënia e qëllimshme, ndërsa deri tash organet e rendit nuk ia kanë dalë të kapin autorët e tyre.

Gjatë raportimit u tha se duhet të bëhet më shumë në sensibilizimin e qytetarëve për parandalimin e zjarreve. Gjithashtu u kërkua rritja e nivelit të vrojtimit nga rojet e pyllit dhe bashkërenditja e aktiviteteve të strukturave përgjegjëse përfshirë edhe Agjencinë e Pyjeve në fikjen e zjarreve dhe identifikimin dhe sanksionimin e shkaktarëve të zjarreve.

Në mbledhjen e sotme u miratua Plani i punës të KKSB-së për vitin 2018.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.