Kombëtare

Gjendet vajza e zhdukur nga Malisheva

Një vajzë nga Malisheva ishte raportuar si e zhdukur që nga 21 nëntori, por është gjetur në Deçan, së bashku me një djalë me të cilin ishin në lidhje.

Sipas Policisë së Kosovës, pas një pune operativo hetimore policore, si dhe në bashkëpunim me familjarët e viktimës është identifikuar vendndodhja e viktimës.

Gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë dhe pas intervistimit në prezencën e familjes ajo është kthyer te familja e saj.

Rastin e kishe raportuar motra e saj, sipas së cilës ajo nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihej vendndodhja e saj. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483