Kombëtare

Gjendet një trup i pajetë në Himarë, viktima ka plagë të armës së zjarrit

Një 65-vjeçar, i identifikuar si Ylli Lucaj, është gjetur i pajetë ditën e sotme në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Kuç, Qeparo dhe Himarë.

I moshuari punonte si roje në rrugën që po ndërtohet në fshatin Kuç ndërsa ka humbur jetën në rrethana të paqarta.

Mësohet se Lucaj nuk rezulton të jetë me precedentë penal.

Nga këqyrja e trupit të viktimës ai ka patur plagë me armë zjarri, ndërkohë që policia ka bërë shoqërimin e disa personave, të cilët mendohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, njofton Abc News përcjell Klan Kosova.

Njoftimi i policisë:

Himarë

Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen

Grupi hetimor i përbërë nga specialistë të Hetimit të Krimit ne Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.