Kosova

Gjendet një kafkë njeriu në stadiumin “Rilindja” në Prishtinë

Policia e Kosovës kanë njoftuar se të shtunën e 26 tetorit kanë pranuar informacione se në rrugën 1 tetori në stadiumin “Rilindja”, është gjetur një kockë njeriu.

Në vendin e ngjarjes policia e Kosovës është takuar me dëshmitarin I.A i cili ka shprehur dyshimet e veta se kjo kafkë është nga aty afër ku është një pjesë e pyllëzuar, raporton kosova.info.

Bëhet e ditur se në afërsi gjendet edhe varrezat e komunitetit hebrenj.

Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet rajonale. Rasti është iniciuar si gjetje eshtërorë ku kafka është marrë nja njësiti i forenzikës.

Hetimet për rastin kanë filluar menjëherë.