Kombëtare

Gjendet një fëmijë i mbytur në lumin Shkumbin

Peqin- Një fëmijë është gjetur i mbytur ditën e sotme në ujërat e lumit Shkumbin. Ngjarja e rëndë është regjistruar pranë fshatit Kurtaj.

Sipas policisë viktima është  P.Ç., rreth 9 vjeç,  banues në fshatin Kurtaj, Peqin.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Kurtaj, Peqin, në lumin Shkumbin,  është gjetur i mbytur shtetasi P.Ç., rreth 9 vjeç,  banues në fshatin Kurtaj, Peqin.

Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.