Bota

Gjendet në mes të shkretëtirës një monolit misterioz ‘jashtëtokësor’

Një ndihmë rutinë ndaj botës së egër mori një kthesë “jashtëtokësore” për Departamentin e Sigurisë Publike të Utah, pasi oficerët u ndeshën me një monolit misterioz në mes të pjesës rurale të Utah

Oficerët e Departamentit të Sigurisë Publike të Utah, Aero Bureau, po fluturonin me helikopter të mërkurën e kaluar, duke ndihmuar Divizionin e Burimeve të Kafshëve të Egra, kur panë diçka që dukej sikur kishte dalë nga “2001: Një Odise Hapësinore”.

“Një nga biologët e vuri re, ndërsa ne fluturonim sipër tij,” -tha piloti Bret Hutchings për CNN.

Në mes të shkëmbit të kuq ndodhej një monolit argjendi me shkëlqim që dilte nga toka. Hutchings tha se ishte i lartë midis 3-4 metra. Nuk dukej sikur kishte rënë rastësisht në tokë, tha ai për KSL, por përkundrazi dukej sikur ishte mbjellë.

“Ne ishim disi duke bërë shaka se nëse njëri prej nesh zhduket papritmas, atëherë ne të tjerët do të vrapojmë,” -tha Hutchings.

Hutchings shtoi se ai mendon se ka shumë të ngjarë që monoliti ishte vendosur atje nga një artist, më shumë sesa nga një alien, siç mund të mendojnë shumë njerëz.

Megjithatë, është e paligjshme të instalosh struktura ose art pa autorizim në tokat publike pa marrë parasysh se nga cili planet je, tha Departamenti i Sigurisë Publike të Utah në një deklaratë të lëshuar të hënën. Vendndodhja e monolitit nuk po zbulohet dhe nuk është ende e qartë se kush – ose çfarë – e vendosi monolitin atje.