Kosova

Gjendet kufoma e një të riu në lumin Shkumbin

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar për gjetjen e trupit të pajetë të një të riu në ujërat e lumit Shkumbin në afërsi të fshatit Jagodinë në Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake, trupi i pajetë i përket 28 vjeçarit E.T. i cili rezultonte i humbur prej një muaji.

28-vjeçari E.T. vuante nga depresioni dhe zhdukja e tij ishte denoncuar në polici nga familjarët.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes./ A2 CNN