Kronika e zezë

Gjendet i vdekur plaku që ishte zhdukur disa ditë më parë

Personi që ka qenë i zhdukur është gjendur i vdekur në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqt, shkruan në raportin 24 orësh të Policisë e Kosovës.

Një person ka raportuar se në fushë kishte hasur në një person të shtrirë, e që më pas njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Fsh. Milloshevë, Obiliq 12.02.2021-17:0. Një mashkull  kosovar ka raportuar se në fushë,  kishte hasur në një person të shtrirë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës dhe është identifikuar nga familjarët  trupi të pajetë.  Viktima është raportuar si person i zhdukur  me 09.02.2021 në Vushtrri. Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Express/