Kombëtare

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Rastin për portalin Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Sipas Ahmetit, rasti është regjistruar si vdekje e dyshimtë.

“Sot rreth orës 13:30 në stacionin policor Qendra në Prishtinë është hapur një rast ‘Vdekje e dyshimtë’. Viktimë në këtë rast është një person i gjinisë mashkullore, i cili është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Murat Mehmeti’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merren njësitet kompetente policore”, ka thënë ajo.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483