Kosova

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person ka vdekur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull. Me rastin po merren njësitë përkatëse policore”, deklaroi ajo.