Kombëtare

Gjendet i vdekur një 35-vjeçar në Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 35-vjeçar është gjendur i vdekur në një shtëpizë të drurit në fshatin Kaliqan-Istog.

Sipas njoftimit, njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes, së bashku me prokurorin e shtetit për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima N.Z. i lindur 1984 është pa shenja jete.

Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si Hetim i vdekjes

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.