Kronika e zezë

Gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Matiçan

Një 20-vjeçar është gjetur pa shenja jete i shtrirë në rrugë në Matiçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se është njoftuar rreth orës 18:00 se një person është i shtrirë në rrugë dhe ka dal në vend të ngjarjes, ndërsa ekipa mjekësore e ka konstatuar se 20-vjeçari është pa shenja jete.

Policia ka thënë se rasti po hetohet. 

“Rreth orës 18:00, në Matiqan – Prishtinë, është raportuar për një person të shtrirë në rrugë. Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor pas tretmanit ka konstatuar se personi i gjinisë mashkullore (viti i lindjes 2000), është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet kompetente policore dhe prokurori, të cilët po merren me rastin”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.