Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Gjakovë

Një grua është gjetur pa shenja jete dje në banesën e saj në Gjakovë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj, ndërsa policia thotë se viktima dyshohet se ka pasur probleme me depresion.

Trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES /Gjakovë, 11.04.2022 – 10:50. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Viktima dyshohet se ka pasur probleme me depresion. Me vendim të prokurorit  trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Go to TOP