Kombëtare

Gjenden disa eshtra njeriu në fshatin Zhabar të Mitrovicës, dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë

Me datën 6 shtator 2019 ditë e premte në orën 16 e nëntë minuta mësohet se disa eshtra njeriu janë gjetur në fshatin Zhabar të Komunës së Mitrovicës, raporton Kosova.info.

Derisa disa punëtorë të ‘ Vakafit‘ si dëshmitarë duke hapur një varr në varrezat e këtij fshatit kanë hasur në një qese me disa eshtra që supozohet se janë eshtra të njeriut.

Kosova.info mëson se sipas dëshmitarëve eshtrat janë të mbështjella me një pëlhurë ngjyrë të bardhë dhe të vendosur në një qese najloni ngjyrë të zezë për të cilët dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovës.

Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë relevante si dhe njësiti për hetimin e Krimeve të Luftës, ku shefi i kësaj njësia ka urdhëruar që rasti të hapet si “Gjetje e Eshtrave” dhe eshtrat në fjalë të mos preken.

Sot në vendin e ngjarjes do të dalë njësiti përkatës dhe do të bëhet sigurimi i vendit të ngjarjes.

Për rrjedhat e mëtejmë të rastit do të njoftoheni me raport të shpejtë, ku pritet që organet kompetente të merren me autopsinë dhe verifikimin e tyre raporton Kosova.info 

Leave a Reply

Your email address will not be published.