Kuriozitet

Gjashtë gjërat të cilat do të zhduken për disa vite

Për disa vite nga jeta e përditshme do të zhduken gjërat pa të cilat sot është vështirë të paramendojmë jetën, pohon australiani Majkl Mekkvin, i cili merret me parashikimin e trendëve dhe strategjinë e biznesit.

Në librin e tij të fundit “Si të përgatitemi për atë që do të vijë”, ai tha se për vetëm 15 vite do të mund të zhduken 47 për qind e profesioneve që sot ekzistojnë. Shumë punëtorë do të zëvendësohen nga makinat, ndërsa Mekkvin këshillon njerëzit që të fokusohen në dijen që nuk zëvendësohet, që të mbijetojnë të ardhmen.

Parashihen gjashtë gjëra:

iTunes është i pari në rend. Ai thotë se Apple sistemin e tij të marrjes së albumeve do të ndërpritet vitin e ardhshëm, edhe pse këtë e mohojnë.

Mekkvin parashikon që do të zhduken edhe parkingjet. Duke qenë që automjetin e përdorim vetëm 4 për qind të kohës sonë, në mënyrë drastike do të pakësohet nevoja e përdorimit të automjetit në të ardhmen. Edhe Elion Mask pohon se makinat autonome do të marrin monopolin dhe atë në afat prej 15 viteve.

Do të zhduken edhe kartelat bankare. Në të ardhmen pagesat do të bëhen me shenjat e gishtërinjve dhe sistemeve speciale që do ti njohin.

Qendrat e thirrjeve që funksionon me siguri se do të zhduket. Njerëzit që punojnë si mbështetje teknike së shpejti do të zëvendësohen me llogaridhënie.

Nevoja për të mësuar gjuhë të huaja do të zhduket. Ai parashikon se të ardhmen njerëzit do të komunikojnë me gjuhën e tyre dhe do të kenë pajisje të veçantë i cili njëkohësisht do tli përkthejë. Do të zhduken pikat e karburanteve Mekvien konsideron se automjetet me benzinë do të zhduken plotësisht  dhe me vetë këtë edhe kërkesa për pikat e karburanteve. /Kosova.info/