Kombëtare

Gjakovë: Organizuan aheng familjarë – policia shpërndan pjesmarrësit

Policia në Gjakovë gjatë ditës së djeshme ka pranuar një informatë për grumbullimin e disa qytetarëve në një restorant.

Njësitet policore bashkë me inspektorët komunal kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shpërndarë rreth 130 pjesëmarrës në aheng.

“Gjakovë 11.07.2020-10:15. Pas pranimit të informatës për grumbullimin e disa qytetarëve në një restorant, në lokacion kanë dal njësitë policore së bashku me inspektorët komunal ku kanë hasur në një aheng familjar, në të cilin kishin qenë te tubuar rreth 130 pjesëmarrës. Pjesëmarrësit janë shpërndarë nga patrullat policore ndërsa pronari i restorantit është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në lidhje me rastin. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483