Kronika e zezë

Gjakovë: Gruaja thërret policinë pasi vëllai i kërkoi para për narkotikë

Një grua në Gjakovë ka raportuar në polici se vëllai i saj i kërkoi të holla për të blerë narkotikë pasi që dyshohet se është konsumues.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes mirëpo nuk kanë arritur që ta gjejnë të dyshuarin.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.