Kombëtare

Gjakovarët përballen me tymin nga zjarri i një deponie që 3 javë

Ka rreth 3 javë që qytetarët e Gjakovës janë duke u përballur me tymin e shkaktuar nga zjarri që kishte shpërthyer në një depo mbeturinash që ndodhet në hyrje të qytetit.

Kjo depo ka vite të tëra që shërben si qendër transiti për mbeturinat e mbledhura nga kompanitë e kontraktuara nga niveli lokal. Qytetarët thanë se ky tym u ka shkaktuar shumë probleme, pasi që ajri është ndotur shumë ditëve të fundit, raporton KOHA.

E banorët që jetojnë përreth kësaj depoje thanë se s’ishte vetëm tymi që u shkaktoi probleme, por edhe vetë depoja në këtë vend është e gabuar.

Por që nga e mërkura Komuna e Gjakovës ka filluar t’i largojë këto mbeturina.

Sipas kryetarit të kësaj komune, në organet e drejtësisë janë hapur procedura pasi që dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Gjini tutje tha se largimi i mbeturinave po bëhet me ndihmën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe kostoja e këtij veprimi është rreth 450 mije euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483