Kosova

Gjakovarët hapin dyert për 160 shtetas shqiptar

Në Gjakovë në orët e hershme të mëngjesit kanë arritur 160 persona nga Shqipëria.

Ata janë transportuar nga vendet e prekura në Shqipëri nga tërmeti me autobusë për në stacionin e Gjakovës.

Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, Ideal Zhaveli, vullnetar nga kjo anë.

Në mesin e tyre ka gra, burra e fëmijë të shumtë.

Ai ka bërë thirrje që të paraqiten sa më shumë persona që të kenë mundësi për t’i hapur dyert e shtëpisë për t’i strehuar këta persona.

Kujtojmë se vullnetarë të shumtë nga Gjakova janë organizuar për të mbledh e dërguar ndihma të shumta në Shqipëri pas tërmetit vdekjeprurës./Indeksonline/