Kombëtare

Gjakova i thotë jo narkotikëve tek të rinjtë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka pritur në një takim shefin e Task Forcës Anti-Drogë tek të rinjtë dhe siguri në Shkolla Avdullah Hasani, ku kanë koordinuar aktivitetet me qëllim të parandalimit të shpërndarjes dhe përdorimit të narkotikëve tek të rinjtë, si dhe për avancimin e sigurisë në Shkolla, në kuadër të fushatës shtetërore “ Jo drogë tek të rinjtë “.

Kryetari i Komunës z.Gjini, njoftoi shefin e kësaj TaskForce lidhur me masat që ka marrë komuna e Gjakovës për të ofruar siguri në Shkolla si dhe planifikimet në të ardhmen, e në këtë formë i ofroi mbështetjen e plotë të komunës, për zbatimin e vendimit të Qeverisë dhe Task Forcës në raport me parandalimin e konsumimit dhe shpërndarjes së narkotikëve, me theks të veçantë tek gjenerata e re.

Ndërsa, shefi i Task Forcës Anti-Drogë z. Avdullah Hasani, i dha mbështetjen e Qeverisë, nëpërmjet Task Forcës komunës së Gjakovës dhe të rinjve të saj në fushën e sensibilizimit dhe parandalimit të shpërndarjes dhe konsumimit të narkotikëve nga ana e të rinjve.

Po ashtu është zhvilluar edhe një takim informues me Drejtorin komunale të Arsimit, ku përveç drejtorit komunal të Arsmit z.Bernard Frrokaj, të pranishëm ishin edhe drejtorët e shkollave të komunës, ku kanë diskutuar dhe janë dakorduar për fillimin e fushatës ”Jo drogë tek të rinjtë” dhe masat që do të marrin për parandalimin e narkotikëve dhe siguria në shkolla. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483