Show Biz

Gisele Bündchen vesh bikinet e krijuara nga Candice Swanepoel

Bikinet e reja të Gisele Bündchen janë dizajnuar nga një prej shoqeve të saj më të mira.

Supermodelja 39 vjeçare ka postuar një fotografi në storie në Instagram ku dukej shumë seksi me bikine ngjyrë bezhë që janë nga Tropic of C, marka e koleges dhe shoqes së saj Candice Swanepoel.

“Falemnderit @angelcandices për bikinet e bukura Tropic of C. I dashuroj ato”, ka shkruar Bundchen poshtë fotografisë.

Edhe pa përvojën e tyre të përbashkët në sfilatat e Victoria’s Secret, nuk është një çudi nëse Bündchen do të zgjedhte të vishte bikinet nga marka e Swanepoel.

“Tropic of C” e cilëson veten si një markë që ‘inspirohet nga natyra’ dhe ‘e bazuar në stil të jetës eko e krijuar nga një jetë e kaluar në plazh’, si dhe ka për qëllim fuqizimin e gruas.

Bukuroshja braziliane është një aktiviste për mbrojtjen e mjedisit që përdor edhe ndikimin e saj në rrjetet sociale për të sjellë në vëmendje krizën klimatike

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.