SPORT

Giroud thotё se jam i lumtur në Chelsea

Olivier Giroud thotë se ai është i hapur ndaj mundësisë për të qëndruar në Chelsea përtej këtij sezoni, përkundër që kishte qenë shumë afër largimit nga klubi londinez gjatë afatit kalimtar të janarit.

Interi kishte arritur marrëveshje personale me sulmuesin francez të Chelseat, përderisa edhe Lazio e Tottenhami kishin shprehur interesim për fituesin e Kupës së Botës me Francën.

Chelsea në fund preferoi ta mbajë Giroud në skuadër dhe s’e pranoi ofertën e Interit, pasi që nuk arriti ta sigurojë transferimin e ndonjë sulmuesi tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit. Anësori i Ajaxit, Hakim Ziyech, nënshkroi marrëveshje për t’iu bashkuar Chelseat gjatë verës.

Chelsea kishte tentuar t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Edinson Cavanit, dhe sulmuesit të Napolit, Dries Mertens, por Giroud është kthyer tani në skuadrën e Frank Lampardit dhe thotë se është i lumtur në Stamford Bridge.

“Po, natyrisht”, u përgjigj Giroud, kur u pyet se a është i lumtur dhe a do t’i pëlqente të qëndronte në Chelsea përtej këtij sezoni, kur i përfundon kontrata aktuale. “Kanë mbetur edhe disa javë deri në fund të sezonit, kemi ndeshje për të fituar e ndoshta edhe trofe”.

“Pas tyre, mendoj se i kam edhe dy apo tri sezone të mira para vetes. Nuk është koha të flasim për kontrata. Por, po e përsëris, unë do ta marr çdo vendim kur t’i vijë kohë”.

“E kam lënë prapa vetes atë që ndodhi në janar. Ishte një muaj i vështirë për mua. Unë fola me trajnerin dhe u besova fjalëve që m’i tha. Ai më tha se do të më vinte mundësia dhe ai më ka dhënë raste”.

“Unë kam tentuar t’ia kthej besimin me paraqitjet e mia. Unë e bëj punën time sa më mirë që të mundem dhe jam shumë i lumtur që jam kthyer në skuadër. Natyrisht, kam më shumë vetëbesim tani. Jam lojtar i Chelseat, jam i lumtur këtu sërish dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.