Show Biz

Gigi dhe Zayn drejt rikthimit?

Pas lidhjes së shkurtër që parti me Tyler Cameron, Gigi Hadid po përflitet për një ribashkim të mundshëm me dashurinë e saj të vjetër. Burime për “E!News” kanë treguar se modelja po flet sërish me këngëtarin Zayn Malik dhe ata janë shumë pranë një ribashkimi.

Burimi tregon se në zemrën e Gigi-t, Zayn ka pasur gjithmonë një vend të veçantë dhe nuk është aspak çudi nëse do i shohim bashkë shumë shpejt.

Gigi dhe Zayn janë përfolur për lidhjen që në nëntor të 2015 dhe më pak kohë më vonë e bënë atë publike.

Gjatë kësaj kohe marrëdhënia e tyre ka patur shumë ulje-ngritje. Për herë të fundit ata janë parë bashkë në janar të këtij viti dhe gjatë kësaj kohe janë përfolur edhe për histori të tjera dashurie.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483