Hi Tech

Gigabyte po përgatit katër pllaka TRX40 për Threadripper të gjeneratës së ardhshme

AMD tashmë ka konfirmuar se po vijnë procesorët e rinj Ryzen Threadripper, por deri më tani shumë pak është zbuluar në lidhje me platformën, e cila do t’i funksionalizojë procesorët.

Prej muajsh kemi dëgjuar për platformën e re TRX40 për pllaka amë, e cila do të ketë PCIe 4.0 dhe mbështetje për gjeneratën e tretë të procesorëve Ryzen Threadripper, por vetë AMD nuk ka zbuluar shumë rreth kësaj platforme, raporton Overclock3D.

Për fat të mirë, në dispozicion është Gigabyte, i cili e ka zbuluar ekzistencën e katër pllakave amë nga seria TRX40 në listën e vet QVL të kartelave adaptor Aorus Gen4 AIC, shkruan KOHA Ditore. Këto pllaka amë i përfshijnë modelet Gigabyte TRX40 AORUS XTREME TRX40, AORUS MASTER TRX40, AORUS PRO WIFI dhe TRX40.

Image

Thashethemet e fundit kanë sugjeruar gjithashtu se procesorët e gjeneratës së tretë Ryzen Threadripper nuk do ta mbështesin serinë X399 të pllakave amë, dhe se mbështetja zyrtare do të ekzistojë vetëm për serinë TRX40. Përveç kësaj, seria TRX40 nuk ka mbështetje as për gjeneratën e parë dhe të dytë të procesorëve Threadripper.

Dokumentacioni i Gigabyte konfirmon që TRX40 do të jetë emri i platformës së ardhshme të AMD-së të pllakave amë për Threadripper, ndërsa më shumë detaje priten në javët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.